'Nuk ta rrok rradakja', Rama i qan hallin vetes, qytetari i bën gjestin me duar

Publikuar tek: barometri, më 07:34 08-05-2018 'Nuk ta rrok rradakja', Rama i qan hallin vetes, qytetari i bën gjestin me duar

Kryeministri Edi Rama, bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar ndodhet në Lezhë në kuadër të programit të bashkëqeverisjes, dhe turit të llogaridhënies.

Pas fjalës së tij, teksa foli për reformat e qeverisë, fjalën e morën qytetarët e thjeshtë, të cilët kishin probleme të pazgjidhura. Një prej qytetarëve të Lezhës, i kërkoi llogari kryeministrit Rama se përse fshati është lënë mënjanë, dhe sa pak flitet për të.

Por, biseda mes tyre u tensionua paksa, pas këmbënguljes së qytetarit për të përmendur një sërë çështjesh të cilat prekin popullin. Sakaq, gjatë dhënies së përgjigjes, Rama iu shpreh qytetarit se është mjaft e vështirë të jesh në këtë detyrë, pasi duhet të bësh disa kompromise në jetë. Ndërkohë që Rama fliste, qytetari vazhdimisht bënte gjestin e lekëve duke fërkuar gishtat, ndërsa replika e Ramës ishte mjaft e ashpër: "Tregoja dikujt tjetër". 

E PLOTË:

Qytetari: Nuk të ndjeva asnjëherë duke diskutuar për fshatin, për bujqësinë, për pastrimin e kanaleve, për qumështin që nuk e dimë ku e japim. Shëndetësia nuk është falas, për ju po, për ne është me lek shumë. Ose vdes ai që s’ka lekë. Edhe për arsimin, shkollat e mesme nëpër fshatra, nuk duhet të jenë gjimnaze. Shkolla e Gorresë është gjimnaz, dhe jo të gjithë shkojnë me shkollë të lartë. Pse mos bëhen shkollat e mesme, shkollë profesionale, shkollë për agronaut, hidraulik, saldator? Edhe po mos gjej punë të paktën i shërben shtëpisë së vet, me dije jo pa dije. Njëeriu ka nevojë për shëndetin, por nuk di ku me gjet mbështetje. Të gjitha këto që fole, për popullin e thjeshtë është mangut.

Rama: Konkretisht

Qytetari: Konkretisht, fshatari nuk ka rrugë, nuk ka punë, tokën e kanë marrë të ardhurit. Je kryeministri i 9-të që kam përjetuar deri më sot, por pak kryeministra mendojnë për popullin.

Rama: Tani do flasin shumë gjëra, për këtë radhë mjafton.

Qytetari: Zotëri, unë kam 1, për pronat.

Rama: Lëre mikrofonin se the shumë. Po e filloj nga fundi se kjo është një lloj mode që ka arsyet e veta, që unë për veten time nuk e pranoj që të më fusi njeri në këtë rrotë. Zotëri, nëse nuk do mendoja për popullin nuk do merresha me këtë punë. Shumë mendojnë se është qef i madh, shumë njerëz mendojnë se kush bën këtë punë, s’ka si ai. Është një punë që unë e bëj se mendoj për njerëzit dhe për vendin dhe besoj shumë se ky vend mund të bëhet. Që ta dijë zotnia jote, për të bërë këtë punë, ka një kosto që nuk ta rrok rradakja, një kosto ,

Ndërkohë qytetari bën vazhdimisht gjestin me duar, Rama: Atë tregoja dikujt tjetër, ka një kosto familjare, të madhe shpirtërore, fizike, dhe është një punë që ka një peshë që po nuk e provove nuk e kupton. Është e drejta jotja të bësh atë që bën ti. Zotnia jote që qesh, qofsh i lumtur, se nuk të vë faj se duhet ta provosh të kuptosh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.216628074646
array(1) { ["section"]=> string(82) "nuk-ta-rrok-rradakja-rama-i-qan-hallin-vetes-qytetari-i-ben-gjestin-me-duar-119889" }