Nuk transmetoi ndeshjen me Marokun, TVSH “dëmshpërblen” shqiptarët

Publikuar tek: aktualitet, më 18:43 01-09-2016 Nuk transmetoi ndeshjen me Marokun, TVSH “dëmshpërblen” shqiptarët

TVSH, edhe pse me statusin e televizionit të të gjithë shqiptarëve, nuk arriti të jepte drejtpërdrejt ndeshjen miqësore mes Kombëtares kuqezi dhe Marokut të zhvilluar dje në Shkodër.

Reagimet e publikut kanë qenë të ashpra, ndërsa së fundmi, TVSH ka menduar të kompensojë shikuesit duke transmetuar sfidën Shqipëri-Maqedoni ditën e hënë, e para sfidë e përfaqësueses sonë për fushatën e Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.

Lajmi konfirmohet përmes një njoftimi zyrtar nga drejtuesit e TVSH-së.

RTSH shpjegon gjithashtu arsyen për publikun e gjerë se për se nuk e transmetoi ndeshjen Shqipëri-Marok që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi”. Sipas saj kjo ndeshje zyrtare nuk i është ofruar fare RTSH-së. Interesi që kishte shfaqur televizioni publik shqiptar për këtë ndeshje ishte i madh, mirëpo ata kanë deklaruar që nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga oferta që RTSH-ja kishte bërë.

“RTSH ndjen për detyrim të sqarojë publikun e gjerë, se përse nuk u transmetua ndeshja miqësore Shqipëri- Marok, zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, ditën e mërkurë në mbrëmje. Duke lënë mënjanë, gjithçka që është thënë dhe shkruar qoftë nga njerëz të painformuar, apo më keq akoma të telekomanduar, ju sqarojmë se kjo ndeshje jo zyrtare nuk i është ofruar fare RTSH-së. Institucioni ynë është interesuar qysh ditën që është shpallur kjo ndeshje miqësore tek kompania që gëzonte të drejtat televizive, por ende sot e kësaj dite nuk kemi një përgjigje zyrtare për ofertën e dërguar nga RTSH.

Pavaresisht çdo cmimi, RTSH siguron se do të blejë çdo të drejtë të çdo ndeshjeje të Kombëtares, sikurse ka bërë me kualifikueset e Botërorit, por kur kjo behet në rruge zyrtare, ligjore, me proçedura të rregullta tenderimi, per sa kohe që nën presionin e interesave, ligji që i jepte me parë të drejtën automatike RTSH-së, të transmetonte ndeshjet e Kombëtares, është amenduar. Ju sigurojmë, që nuk jemi dhe nuk do të bëhemi pjesë e pazareve të tavolinave që bëhen nga sekserë të ndryshëm. RTSH-së nuk i ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, nga asnjë institucion apo kompani në lidhje me këtë miqësore. Lajmet dhe shifrat që qarkullojnë janë të pavërteta dhe me një qëllim dashakeq. Cilido është i ftuar pranë institucionit tonë për tu informuar në lidhje me gjithë proçedurën zyrtare të ndjekur nga RTSH-ja në këtë rast.

Ne, patjetër e kuptojmë reagimin popullor në lidhje me “privatizimin” e Kombëtares, e cila përsëri nuk u transmetua në asnjë kanal televiziv “free” (pa pagesë), por nuk mund të mbajmë mbi supe “faturën” për këtë mos-transmetim ne si RTSH që kemi bërë përpjekjet maksimale deri në minutat e fundit.

Ka ikur ajo kohë kur ky institucion ka blerë të drejtat televizive nga sekserë që duan të pasurohen, ose të nxjerrin shpenzimet e tyre, nëpërmjet shitjes “dorë më dorë” të Kombëtares dhe të drejtave televizive të saj. RTSH edhe këtë radhë ka ndjekur çdo procedurë, duke u interesuar direkt tek kompania që “gëzonte” këto të drejta dhe nuk është faji i institucionit tonë, që kjo kompani, pa patur asnjë masë detyruese nga FSHF-ja (për ta transmetuar të paktën në një kanal pa pagesë Kombëtaren), as nuk shpall tender të drejtash televizive dhe as nuk e konsideron fare kërkesën e RTSH-së.

E pra, RTSH nuk mund të përdoret më, si “dorë e tretë” apo e katërt, blerjesh të drejtash që rriten artificialisht dhe pa asnjë llogjikë tregu, por me synimin e vetëm për tu pasuruar nga “magjia” që dhuron Kombëtarja e futbollit.

RTSH ju informon se ka nisur një politikë të re, sidomos në transmetimet sportive. Kontratat e lidhura për ndeshjet kualifikuese të Kombëtares Shqiptare, ndeshjet kualifikuese të Kosovës, të ekipeve më të njohura evropianë, të fazave finale të Botërorit 2018, apo 2022 (të drejta ekskluzive këto), të ndeshjeve të Kampionateve shqiptare të futbollit (Kategoria Superiore, Kategoria e parë, apo Kampionati i moshave), të UEFA Europa League, duke transmetuar qysh në periudhën e verës, ekipet shqiptare si Kukësin apo Partizanin, ekskluzivisht,… ndoshta këto, kanë shqetësuar me të drejtë operatorët e tjerë. Ju garantojmë që ky është vetëm fillimi…

RTSH do të bëj maksimumin, sot e në vazhdim që të garojë në çdo tender të drejtash transmetimi si një institucion serioz, si një partner ideal mediatik për çdo Federatë, për çdo aktivitet, kombëtar e ndërkombëtar. RTSH transmetoi për të parën herë, Kombëtaren tonë të basketbollit në një ndeshje luajtur në Gjeorgji një ditë më parë dhe do vazhdoj t’i transmetojë të gjitha ndeshjet kualifikuese që Përfaqsuesja jonë “e koshit” do të zhvilloj në kuadrin e kualifikueseve për Euro 2017. Po kështu, do të vazhdojmë edhe me volejbollin shqiptar, për të përmbushur jo vetëm misionin si media publike, por edhe për të shërbyer në rritjen e cilësisë së sportit kombëtar. Kanali sportiv televiziv pa pagesë, RTSH Sport, që do të fillojë transmetimet 24 orë në ditë dhe që do të ketë shtrirjen e TVSH-së, siç duket, ka stimuluar ndjeshëm “baltën” e hedhur orët e fundit, por kjo nuk na ndal dot në rrugën që kemi nisur…

Takohemi të hënën në mbrëmje, drejtëprdrejt nga “Loro Boriçi” me debutimin zyrtar të Kombëtares sonë, Shqipëri – Maqedoni, ora 20.45 në RTSH HD, TVSH dhe RTSH Sport.

Departamenti Sportit në RTSH!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të RTSH-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015568971633911
array(1) { ["section"]=> string(69) "nuk-transmetoi-ndeshjen-me-marokun-tvsh-demshperblen-shqiptaret-51591" }