Nuk u dekretua nga Meta, flet Skënder Gjinushi: Vendim dramatik, Presidenti po çon baltën e politikës te Akademia

Publikuar tek: aktualitet, më 20:53 12-07-2019 Nuk u dekretua nga Meta, flet Skënder Gjinushi: Vendim dramatik, Presidenti po çon baltën e politikës te Akademia

Akademiku Skënder Gjinushi thotë se vendimi i presidentit Meta për mosdekretimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave është një vendim dramatik.

'Vendim dramatik, jo për mua personalisht por për kushtet e shtetit ligjor në Shqipëri. Meta nuk duhet të çojë baltën e politikës të Akademia e Shkencave. Këtë ja kam çuar edhe me mesazh.

Është një dekret nul sepse Presidenti në rastin e kryetarit të Akademisë dhe rektorëve të universtiteteve ka vetëm një detyrë honorifike, pavarësisht se dekreti cilësohet si 'emërim', tha Gjinushi në RepolitiX.

Më tej, Gjinushi tha se ai është kryetar sepse vendimin e zgjedhjeve në Akademi nuk ka gjykatë që ta shfuqizojë.

'Nuk ngatërrohet emërimi i kryetarit të Akademisë apo rektorëve me emërimet e tjera, për shembull kur kandidaturat propozohen nga kryeministri. Në këtë rast Persidenti mund të thotë nuk më pëlqen kandidatura e kryeministrit apo dicka tjetër sepse ka procedurë tjetër.

Shkelja më e rëndë është që ai ka marrë përsipër të gjykojë legjitimitetin e zgjedhjeve në Akademi fshehurazi. Zgjedhja ime mbetet në fuqi sepse ska gjykatë ta shfuqizojë', përmbylli Gjinushi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069661140441895
array(1) { ["section"]=> string(117) "nuk-u-dekretua-nga-meta-flet-skender-gjinushi-vendim-dramatik-presidenti-po-con-balten-e-politikes-te-akademia-172021" }