Nuk u prit në takim nga Meta, Baton Haxhiu: Ambasadorja Yuri Kim u poshtërua nga Presidenti

Publikuar tek: aktualitet, më 23:32 25-05-2020 Nuk u prit në takim nga Meta, Baton Haxhiu: Ambasadorja Yuri Kim u poshtërua nga Presidenti FotoArkive: Analisti Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu thotë se ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim u poshtërua nga Presidenti Ilir Meta, kur ky i fundit nuk i doli në takim por i nxori këshilltarët e vet.

“Ata e pranojnë mendimin ndryshe, por nuk pranojnë të poshtërohen. Takimi i ambasadores me këshilltarët ishte poshtëruese për ambasadoren. Kjo mund të quhet incident diplomatik”, tha Baton Haxhiu në një intervistë për Eni Vasilin.

Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e sotme Presidenti tha se nuk e kishte pritur ambasadoren Kim sepse ajo nuk kishte kërkuar takim zyrtar dhe sipas tij ai s’ishte njëri i papunë të priste këdo.

“Unë nuk jam njeri papunë që do pres pa orë këdo”, tha Meta, ndërsa shtoi se po të kishte kërkuar takim zyrtar ambasadorja Kim, do ishte pritur si e tillë. “Nuk është e vërtetë që ka kërkuar takim zyrtar me presidentin. Kur ajo të kërkoj takim zyrtar dhe do pritet në mënyrë zyrtare. Takimin e kanë kërkuar këshilltarët dhe është takuar me ta”, tha Meta në Opinion.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095610618591309
array(1) { ["section"]=> string(96) "nuk-u-prit-ne-takim-nga-meta-baton-haxhiu-ambasadorja-yuri-kim-u-poshterua-nga-presidenti-207806" }