Në 24 orët e fundit ISHSH ka gjobitur 4 biznese që shkelën rregullat kundër Covid.
Përmes një postimi në “facebook” Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit u kryen 1804 inspektime, kurse në total gjatë epidemisë në Shqipëri janë bërë 93 mijë inspektime.
Shkruan MSH: Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka realizuar mbi 93 mijë inspektime për monitorimin e masave ndaj #COVID19 gjatë epidemisë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1804 dhe janë vendosur 4 masa administrative. ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri tjetri, bani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distance dhe ruani higjienën personale; Bizneset dhe institucionet të zbatojnë #protokollet e sigurisë.