Numër i pafundëm pacientësh, dy mjeket anesteziste shqiptare nisin luftën në reaminacionin e rëndësishëm të Lombardisë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:30 31-03-2020 Numër i pafundëm pacientësh, dy mjeket anesteziste shqiptare nisin luftën në reaminacionin e rëndësishëm të Lombardisë dy anesteziste Alma dhe Andriada

10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë, që shkuan në Itali kanë nisur nga puna për të luftuar COVID-19.

Mësohet se dy anesteziste Alma dhe Andriada kanë nisur trajtimet e të infektuarve në spitalin e Brescias në Lombardi, i cili ka rreth 600 pacient.

Shoqata e Anestezistëve & Reanimatorëve të Shqipërisë ka treguar përmes një statusi në “Facebook” se mjeket janë vendosur në reanimacionin Covid 2, ku kapaciteti është shtuar me 6 shtretër duke arritur ne 14.

Shoqata bën me dije se gjendja e të sëmurëve në reaminacion është e rëndë, shumë prej tyre janë të intubuar.

Statusi i plotë:

Mjeket anesteziste nga sherbimi jone Alma dhe Andriada filluan sot ne mengjes punen ne Spitalin Civil te Brescia, i cili eshte spitali me i madh ne Lombardi, dhe aktualisht me numrin me te madh te te semureve te hospitalizuar covid-19 (afersisht 600). Nga keto paciente, rreth 10% jane te shtruar ne repart subintensiv, dhe 10% ne terapi intensive ku ato jane vendosur. Pervec nje numri te vogel shtreterish covid-free (ish rea neurokirurgji), cdo reanimacion i spitalit eshte shnderruar ne reanimacion covid. Mjeket jane vendosur ne reanimacionin covid 2, ish rea kardiokirurgji, ku kapaciteti eshte shtuar me 6 shtreter duke arritur ne 14. Te semuret ne reanimacion, jane pothuajse eksluzivisht te intubuar. Ata u përkasin moshave te ndryshme, nga 40 ne 90 vjec, dhe ndodhen ne faza te ndryshme te semundjes. Disa ne gjendje shume te rende, nen ECMO, oksid nitrik, prismaflex. Nje pjese e mire te pronuar. Me me fatlumet jane duke nderprere sedacionin dhe ulur asistencen respiratore. Monitorimi konsiston ne EKG, pulsoksimetri, monitorim invaziv i TA, PVC. Pacientet ne ECMO monitorim hemodinamik me Sëan-Ganz. Ndersa per sa i perket terapise medikamentoze, parimet jane ato qe ne njohim dhe praktikojme, bilanc hidrik negativ, antibiotikoterapi profilaktike ne mungese te shenjave te mbiinfeksionit bakterial, antiviralet rralle ne pacientet kritike per shkak te nderveprimeve medikamentoze, antikoagulim i mire (shumica nen heparine continua me target aPTT 40-60), kortizonike vetem ne fazen inflamatore, gastroproteksion, trajtim i patologjive shoqeruese si mbajtja nen kontroll e glicemise dhe HTA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094821453094482
array(1) { ["section"]=> string(124) "numer-i-pafundem-pacientesh-dy-mjeket-anesteziste-shqiptare-nisin-luften-ne-reaminacionin-e-rendesishem-te-lombardise-200811" }