Numër rekord të infektuarish në Kosovë, drejtori i Shërbimit Spitalor jep shpresë: Kemi 750 shtretër të gatshëm

Publikuar tek: rajon, më 23:49 03-08-2020 Numër rekord të infektuarish në Kosovë, drejtori i Shërbimit Spitalor jep shpresë: Kemi 750 shtretër të gatshëm Valbon Krasniqi

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka treguar kapacitetet e Kosovës për trajtimin e pacientëve  me Covid-19.

Në emisionin Pressing në T7 ai tha se me rritjen e numrit të pacientëve, rriten edhe kapacitet, teksa është në pla që të shtohen edhe 100 shtretër të tjerë.

"Kemi shtretër mjaftueshëm, por mos të harrojmë se kemi dhe klinika të tjera të cilat janë për qëllime tjera, pra për pacientë të sëmurë me sëmundje tjera. Kemi 750 shtretër të gatshëm, dhe kemi planin që të shtojmë edhe 100 tjerë në nivel vendi. E dini në fillim kishim vetëm Klinikën Infektive, të dizejnuar për pritjen e pacientëve me Covid për shkak të numrit të vogël. Tani kemi një numër më të madh që erdhën pas lehtësimit të masave dhe ekspozimit të qytetarëve ndaj virusit. Masat nuk u respektuan dhe kishim numër të madh të të infektuarve”, tha ai në Pressing.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090689659118652
array(1) { ["section"]=> string(116) "numer-rekord-te-infektuarish-ne-kosove-drejtori-i-sherbimit-spitalor-jep-shprese-kemi-750-shtreter-te-gatshem-215989" }