Numërimi i votave në Kosovë, kryetarja e KQZ: Nesër mund të shpallim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Publikuar tek: rajon, më 21:08 06-11-2019 Numërimi i votave në Kosovë, kryetarja e KQZ: Nesër mund të shpallim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka

Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka, është shprehur sot se nesër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në një intervistë për RTK, Daka ka theksuar se sipas të gjitha informacioneve që kanë dërguar QNR dhe Sekretariati, nesër KQZ do të jetë në gjendje të shpallë rezultatet përfundimtare. Kryetarja e KQZ ka sqaruar se, pas shpalljes së rezultateve, është periudha që partitë politike apo kandidatët mund të kërkojnë rinumërim, së pari në PZAP dhe pastaj në Gjykatën Supreme, dhe nëse ka kërkesa të tilla, kjo fazë mund të zgjasë 7 deri në 8 ditë.

“Nga PZAP dhe Gjykata Supreme mund të ketë vendime për rinumërim, por unë mendoj se nuk ka më vend për ankesa, kjo varet nga partitë apo kandidatët që mund të mendojnë se u janë bërë padrejtësi”, ka thënë kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017518043518066
array(1) { ["section"]=> string(112) "numerimi-i-votave-ne-kosove-kryetarja-e-kqz-neser-mund-te-shpallim-rezultatet-perfundimtare-te-zgjedhjeve-184956" }