Numrat prodhojnë pushtet

Publikuar tek: analiza-komente, më 14:46 17-07-2016 Numrat prodhojnë pushtet

Nga Vladimir Lame

Ne historine politike te çdo shteti demokratik apo jo, numrat kane rendesi! Qendrueshmeria, vijimesia ne pushtet deshmojne per politikane te suksesshem pavaresisht perceptimit popullor.

Politikane shqiptare me mbi 15 vite pushtet kemi. Madje ka patur raste kur rivale politike kane sfiduar me terma: kokrra, gogla apo mandate te arta. Ne sisteme zgjedhore te parafabrikuara me kujdes me karakter te qarte proporcional e madje me lista te mbyllura numrat gatuhen ne emra qe futen ne nje zarf gati dy muaj para zgjedhjeve.

Ka aty emra te renditur qe dy muaj perpara se shqiptaret e mbetur ne Shqiperi duhet t’i votojne duke patur parasysh vetem emrin kryetarit, prijesit qe behet kryeminister nese kap numrin 71 dhe nese e kap percakton edhe Presidentin etj etj.

Pra numrat, sado anonime e te perdorur keqazi prodhojne pushtet. Fajtore te jashtem kane nxituar por ende nuk kane vendosur ne vend rrjedhen e numrave. Madje kjo u pa edhe ne betejen e fundit lokale ku Lu nuk arriti te marre as Kavajen e as Krujen.

Kane rrjedhur shume ujera keto 26 vjet, ka miliona intelektuale te zhvendosur perfundimisht ne SHBA, Kanada ne BE e me larg qe kane humbur çdo interes per numrat e lojes ne Shqiperi.

Ne Greqi takova intelektuale qe kishin mbi 27 vite pa ardhur dhe mijera te tjere qe kishin refuzuar autobuzat elektorale falas.

Ka menyra per t’i rrezuar numrat. Ne rastin me te thjeshte vota, ne rastin me ekstrem grushti i shtetit edhe pse forme jo legjitime. Ne rastet kur ekziston nje sistem i konfiguruar dhe vota e mbetur ne vend imponohet nga emra te renditur nga partite, reforma ne drejtesi do te sillte tabllo tjeter.

Ndaj ata qe e gatuan duhet te thone hapur. Motivi i spastrimit politik me motive juridike eshte thelbi i draftit. Aq me sarkazem merr permbajtja kur vihet ne tavolinen e mekatareve, te shantazhuarve me shprese qe heren tjeter te arrij me vetem mbi 71.

Nje skene e miremenduar e ridimensionuar dhe e kushtezuar me sovranitetin qe e kemi humbur me paaftesine per te ndertuar institucionet demokratike, ekonomi te qendrueshme e punedhenese efektive dhe siç thone financuesit e reformes, shoqeri te hapur e gjitheperfshirese.

Skaneri i tranzicionit duhet te fuse ne sistemin e ri antikorpet e autokracise se mbetur ne rrjeten e merimanges.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007174015045166
array(1) { ["section"]=> string(30) "numrat-prodhojne-pushtet-46871" }