Numri i të infektuarve nga koronavirusi ulet në Kinë, por RRITET në vende të tjera, shqetësime në rang global

Publikuar tek: bota, më 15:07 22-02-2020 Numri i të infektuarve nga koronavirusi ulet në Kinë, por RRITET në vende të tjera, shqetësime në rang global

Zyrtarët kinez kanë raportuar një rënie të vdekjeve dhe të të infektuarve nga koronavirusi.

Por duket se Kina po ‘shërohet’ ndërsa, vendet e tjera po infektohen. 10 raste të reja në Iran janë regjistruar, gjithashtu në Itali kanë humbur jetën dy persona nga koronavirusi ndërsa 20 janë të infektuar, Koreja e Jugut ka konfirmuar 229 raste të reja. Kjo ka bërë që bota të trembet për një përhapje të shpejtë të virusit.

Të enjten Kina kishte 889 të infektuar ndërsa ditën e djeshme ka pasur  397, çfarë tregon një rënie të të infektuarve. Numri i infeksioneve vazhdoi të rritet në Korenë e Jugut. Koreja e Jugut ka konfirmuar 229 raste të reja, duke arritur shifrën e saj në 433. Zyrtarët paralajmëruan se ky numër mund të rritet ndjeshëm pasi dyshohet se ka edhe të tjerë të infektuar.

Kujtojmë se deri më tani në të gjithë botën ka arritur në 2236 numri i personave që kanë humbur jetën dhe 75  mijë janë të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007098913192749
array(1) { ["section"]=> string(114) "numri-i-te-infektuarve-nga-koronavirusi-ulet-ne-kine-por-rritet-ne-vende-te-tjera-shqetesime-ne-rang-global-196078" }