'Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën', Lulzim Basha apel qeverisë: Çdo ditë e humbur kushton jetë

Publikuar tek: politike, më 17:20 05-04-2020 'Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën', Lulzim Basha apel qeverisë: Çdo ditë e humbur kushton jetë Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e të prekurve nga koronavirusi dhe numrin e testimeve në Shqipëri.

 Basha shkruan se në rrjetet sociale se numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën, duke i kërkuar Qeverisë që të rrisë numrin e tyre.

Kryedemokrati thekson se për të shkëputur zinxhirin e testimeve nga Covid-19, e vetmja zgjidhje është rritja e testimeve, duke e lidhur këtë edhe me karakterin ekonomik.

“Sa më pak testime ,aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë', shkruan kreu i demokratëve.

Reagimi i plotë:

Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.

Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!

Sa më pak testime,

aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,

dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.

Sa më pak testime

aq më gjatë vazhdon karantina

dhe thellohet kriza ekonomike.

Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010560989379883
array(1) { ["section"]=> string(107) "numri-i-ulet-i-testimeve-fsheh-te-verteten-lulzim-basha-apel-qeverise-cdo-dite-e-humbur-kushton-jete-201469" }