Numri i vdekjeve katastrofike të antilopëve është më i lartë se sa mendohej, thellohet misteri

Publikuar tek: bota, më 21:36 04-11-2015 Numri i vdekjeve katastrofike të antilopëve është më i lartë se sa mendohej, thellohet misteri

Vdekjet e mistershme e mijëra anitlopëve të llojit “Saiga” në Kazakistan është më i lartë se nga sa ishte përllogaritur më parë.

Në maj të këtij viti 85 mijë antilopë Sagia ngordhën papritmas ndërsa disa ditë më vonë ngordhën edhe 60 mijë të tjera.

Por sipas përllogaritjeve, duket se numri i antilopëve që ngordhën në mënyrë misterioze i kalon 211,000 apo 88% e gjithë popullsisë së tyre në zonën e Kazakistanit. Javën e kaluar shkencëtarë nga e gjithë bota u mblodhën për t’i dhënë përgjigje këtij misteri. Ata besojnë se bakteri që dyshohet se ka shkaktuar ngordhjet në masë, Pasteurela, është favorizuar nga ndryshimet klimaterike në maj të këtij viti.

Konkluzioni është po i njëjtë, menjërerë pasi antilopët ndërruan gëzofin në muajin maj, vendi u përfshi nga stuhi dhe temperatura të ulta, çka i bëri ato që ato të humbisnin rezistencën trupore duke lejuar bakterin Pasteurela të pushtojë sistemin e tyre imunitar.

Megjithatë një pyetje mbetet: Disa kope pësuan vdekje në shkallën 100% ndërsa temperaturat e ulëta pasi ato ndërrojnë gëzofin kanë ndodhur edhe më parë, por që nuk kanë shkaktuar ngordhje masive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049134016036987
array(1) { ["section"]=> string(99) "numri-i-vdekjeve-katastrofike-te-antilopeve-eshte-me-i-larte-se-sa-mendohej-thellohet-misteri-24677" }