Sara Hoxha është në pritje të një fëmije me këngëtarin e njohur Ledri Vula.
Gjatë këtyre muajve të shtatzënisë, Sara ka ndarë me ndjekësit e saj shumë foto, duke pozuar me barkun e rrumbullakosur.
Por si duket këngëtarja është përballur me komente fyese si ‘Nuk je e para që ngel shtatzënë”, “Sikur vetëm ti je shtatzënë”, “Na lodhe”. Ndaj këtyre ajo ka vendosur që më në fund të reagojë.
Me anë të një postimi në ‘Instasory’ Sara shkruan se nuk e kupton pse njerëzit janë kaq shumë në ankth, madje më shumë se ajo.
Teksa shkruan e revoltuar për komentet të tipit ‘kur do pjellësh’, ajo sqaron se lopa pjell jo njeriu.
“O njerëz të dashur dhe të mirë! E kuptoj se jeni në ankth më shumë se unë për lindjen time por s’kemi ç’të bëjmë do presim edhe pak. Por vetëm diçka nuk kuptoj, ju që më thoni “Na lodhe, na lodhe”, pse po lodheni më shumë se unë? Apo më doni kaaaq shumë saqë doni të merrni nga lodhja ime? Unë e di që për të pjell, pjell lopa. Kështuqë shumë shumë faleminderit për dashurinë!“, ka shkruar Hoxha.