Nxënësi i armatosur sulmon shkollën, vret 4 persona. 2 nga ata ishin vëllezërit e tij

Publikuar tek: bota, më 12:14 23-01-2016 Nxënësi i armatosur sulmon shkollën, vret 4 persona. 2 nga ata ishin vëllezërit e tij

Policia kanadeze ka arrestuar një nxënës, i cili ka vrarë dy vëllezërit e tij dhe pak më vonë dy persona të tjerë gjatë sulmit në shkollën e tij.

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Kanada, atje ku një zxënës ka hapur zjarr dhe ka vrarë 4 persona. Emri i tij nuk është publikuar nga policia kanadeze por sipas raportimit të ‘’CNN’’, ai ka vrarë fillimisht 2 vëllezërit e tij, ndërsa pak më vonë ka shkuar në shkollën e mesme të zonës ‘’La Loche’’ dhe ka hapur ziarr. Atje ka humbur jetën një mësuese 23 vjeçe dhe një nxënëse, mosha e të cilës nuk është bërë e ditur.

Përveç 4 viktimave, 2 persona janë dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa vrasësi është arrestuar nga policia e Kanadasë, e cila ka filluar hetime në dy vende. Në shtëpinë e vrasësit, atje ku u vranë fillimisht dy vëllezërit e tij dhe në shkollë ku kanë humbur jetën dy femra dhe janë plagosur rëndë dy persona të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tifozi i kërkon të dalë në foto trajnerit të basketbollit, por reagimi i tij është i pamendueshëm(VIDEO)
Gjendje e jashtëzakonshme në SHBA, 9 të vdekur nga “snowzilla” »
Article Logic
Execution time: 0.0060830116271973
array(1) { ["section"]=> string(89) "nxenesi-i-armatosur-sulmon-shkollen-vret-4-persona-2-nga-ata-ishin-vellezerit-e-tij-30753" }