Nxënësi i pa disiplinuar që ndryshoi botën, erdhi në jetë më 12 qershor

Publikuar tek: bota, më 14:08 12-06-2019 Nxënësi i pa disiplinuar që ndryshoi botën, erdhi në jetë më 12 qershor

Në vitin 1879 në Ulm të Gjermanisë një djalë i veçantë erdhi në jetë. Ai foli për herë të parë në moshen 3 vjeçare dhe kohën e tij e kalonte duke rregulluar kulla me letra.

Në shkollë ai ishtë i pa disiplinuar dhe nuk mund të përqendrohej. Një nga mësuesit e tij i tha që nuk kishtë kuptim që ai të përpiqej të mbaronte shkollën dhe zgjedhja më e mirë do ishtë që ai ta linte atë.

Që në moshë të vogel ai kishte lexuar libra për matematiken, fiziken, filozofin por këto nuk mjaftonin që ai të kalonte në universitet. Ai mori pikët maksimale në matematikë por nuk doli aspak mirë në provimet e tjera dhe nuk u kualifikua për në univestitetin e Zvicrës. Pas një viti me ndihmën e një mesuesi ai provon përseri dhe kalon në shkollen e matematikes dhe të fizikës në Berlin.

Prapë ai ngelet i padisiplinuar. Nuk degjonte urdhra dhe kur e pyesnin donte shumë kohë që të jepte një përgjigje. Në vitin 1901 ai mbaron universitetin me notën e dytë më të keqe në të gjithë klasën.

Këto nota nuk i dhanë mundesi që të punonte në universitet siç ai donte dhe u detyrua të punonte në industri për të mbijetuar. Pas dy vitesh ai u largua nga Gjermania për në Zvicër pasi gjermanët donin ta rekrutonin për ushtar. Atje filloi dhe historia e tij...Emri i tij është Albert Ainstain!

56310291_375225626540956_8833923081266266112_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026013851165771
array(1) { ["section"]=> string(77) "nxenesi-i-pa-disiplinuar-qe-ndryshoi-boten-erdhi-ne-jete-me-12-qershor-167948" }