Disa gjimnazistë në Memaliaj janë infektuar me koronavirus. Sipas informacioneve për mediat, një nxënës shfaqi simptomat e virusit dhe pas kryerjes së testit ka rezultuar pozitiv.
Më pas iu është bërë tamponi edhe nxënësve të tjerë që kanë pasur kontakt me të dhe rezultuan edhe ata pozitiv me koronavirus.
Deri në shërimin e nxënësve është mbyllur klasa e 11 e gjimnazit në Memaliaj. Akoma nuk dihet se nga u infektua nxënësi dhe nëse mund të ketë persona të tjerë, edhe nga stafi i mësuesve që janë infektuar me Covid-19.