‘Nxirre jashtë këtë maskara’, Ngjela përplaset ‘live’ me inxhinierin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:28 05-12-2019 ‘Nxirre jashtë këtë maskara’, Ngjela përplaset ‘live’ me inxhinierin Spartak Ngjela duke debatuar me inxhinierin Arben Meçe

Avokati Spartak Ngjela është përplasur me inxhinierin Arben Meçe ‘live’ në studio televizive.

I ftuar në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit, avokati Spartak Ngjela ka debatuar ashpër me inxhinierin e njohur Arben Meçe.

Gjatë debatit për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, avokat Ngjela ka kërkuar që inxhinier Arben Meçe të nxirret jashtë nga studio.

Inxhinieri Arben Meçe deklaroi në emisioni se për ndërtimet e dëmtuara para 2009, të gjithë përgjegjësit duhet të shkojnë në burg.

Diskutimi:

Meçe: Çfarë është bërë ndërtim para 2009, do venë në burg, do vënë në burg dua apo nuk dua unë.

Ngjela: Për çfarë krimi?

Meçe: Krimi sepse kanë vrarë njerëz. Do dënohen

Ngjela: Ky ka pirë, është i dehur

Ka mundësi ta nxjerrësh jashtë këtë maskara, dil jashtë

Mece: Ti të më nxjerrësh mua? Jo avokat jo

Ngjela: Nuk më duhet mua ka apo nuk ka kontroll sizmik në botë. Problemi është që këtu nuk ka pasur shtet. Mos i dil krah një shteti injorant. Problemi është që këtu nuk ka pasur sistem ligjor për kontrollin e banesave. Pikë!  Që kur u privatizuan nuk u mor shteti me to.

Meçe: Ca prone është banesa avokat? Është pronë private. Në pronë private shteti nuk ndërhyn.

Ngjela: Shko ik mbro shtetin në gjyq. Ore zotëri ti këtu ke ardhur, je një zë.

Meçe: Është privat, nuk ndërhyn shteti.

Ngjela: Pse ndërhyn shteti, private janë këto që ranë?

Meçe: Sepse merr përgjegjësi

Ngjela: Ku di ti cfarë është shteti

Meçe: E di, e di

Ngjela: Tani po i kërkon shtetit përgjegjësinë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043690919876099
array(1) { ["section"]=> string(70) "nxirre-jashte-kete-maskara-ngjela-perplaset-live-me-inxhinierin-188555" }