Nxirret Fredi Beleri nga QV, më pas denoncon në polici se i ka humbur letërnjoftimi: Nuk votoj dot (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:21 21-06-2015

Kandidati i PBDNJ për Himarën është nxjerrë forcërisht nga Qendra e Votimit në Lukovë pas një debati që pati me komisionerët. Menjëherë pas kësaj Bejleri ka denoncuar në polici se i ka humbur karta e identitetit e për rrjedhojë nuk voton dot.

Burimet bëjnë me dije se Fredi Bejleri ka shkaktuar rrëmujë në qendrën e votimit ç’ka ka detyruar komisionerët ta largojnë prej andej. Ngjarja ka ndhodhur në Lukovë  dhe raportohet se PBDNJ dukeqenë se në këto zgjedhje nuk ka numërues ka bashkëpunuar me opozitën duke çuar të tjerë njerëz brenda qendrës. Kjo ka tensionuar situatën, sikurse shihet edhe në video. Në një moment Bejleri shihet teksa i drejtohet i tensionuar kameramanit për të ndaluar së filmuari.

Kodi elektoral ndërkaq përcakton se pa një dokument të posaçëm nuk mund të hysh në një qendër votimi por kandidati e ka bërë një gjë të tillë thuajse në çdo qendër votimi ku ka shkuar, madje ka marrë edhe shoqërues të panjohur që hyjnë brenda. Këta madje janë shtetas të huaj, grekë duke krijuar një lloj trysnie dhe presioni mbi votuesit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasje midis militantëve në Konispol, PBDNJ: Të merren masa për ndalimin e incidenteve
Qytetarja shkon për të votuar por dikush e kishte bërë më parë në emër të saj »
Article Logic
Execution time: 0.012482166290283
array(1) { ["section"]=> string(108) "nxirret-fredi-beleri-nga-qv-me-pas-denoncon-ne-polici-se-i-ka-humbur-leternjoftimi-nuk-votoj-dot-video-14218" }