Nxirret nga deti ‘Fuoristrada’ me targa amerikane e braktisur në Vlorë, dyshohet se ishte e mbushur me drogë (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:02 09-01-2017 Nxirret nga deti ‘Fuoristrada’ me targa amerikane e braktisur në Vlorë, dyshohet se ishte e mbushur me drogë (Foto) foto ilustruese

Një automjet tip “Fuoristradë”  është gjetur  në orët e parë të mëngjesit të  sotëm në ujë, rreth 100 m larg nga bregu i detit të Vlorës.

Mjeti i braktisur u konstatua në sipërfaqen e ujit në zonën e quajtur “Plazhi i vjetër” dhe pas disa orësh policia ka bërë të mundur nxjerrjen e saj nga uji.

Dyshohet se 'Fuoristrada' me targa amerikane dh 7863 është përdorur për trafik droge dhe për të futur në detë një mjet ujor dhe më pas është braktisur.

Policia po kryen veprimet për zbulimin e pronësisë së automjetit, si dhepo kontrollon zonën për të gjetur mjetin ujor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:22, është gjetur nga Policia një automjet në det.

Ngjarja ka ndodhur në zonën ujore të plazhit të vjetër, ku rreth 20-30 m larg nga bregu i detit është gjetur në ujë një automjet tip "Fuoristradë".

Automjeti ndodhet brenda në ujë dhe përreth tij deri tashmë nuk vërehet të ketë ndonjë material të kundraligjshëm.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punohet për nxjerrjen nga uji të këtij mjeti.

fuori1.jpgfuori2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Benz’-i humb kontrollin dhe përplaset fort me një mur, humb jetën 22-vjeçari (Emri)
Arrestimi i Haradinajt, flet ministri i Jashtëm Bushati: Po synohet destabilizimi i Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.011308908462524
array(1) { ["section"]=> string(116) "nxirret-nga-deti-fuoristrada-me-targa-amerikane-e-braktisur-ne-vlore-dyshohet-se-ishte-e-mbushur-me-droge-foto-64987" }