Nxirret nga miniera trupi i pajetë i 48 vjeçarit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 14-02-2015 Nxirret nga miniera trupi i pajetë i 48 vjeçarit

Është nxjerrë nga miniera e Munesllës trupi i pajetë i Gjovalin Prenga, i cili u aksidentua sot gjatë kohës që po punonte në brendësi të minierës.

Trupi i 48 vjeçarit është nxjerrë nga thellësia e galerisë, ndërkohë që puna në minierë është ndërprerë.


Një masiv dheu është shembur në Pukë, duke shkaktuar vdekjen e një personi. Dheu është shembur në katin e 6-të të galerisë në minierën e Munellës, në një thellësi prej 2 mijë metrash, ku ishin duke punuar minatorët. Përveç vdekjes së njërit prej tyre, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende, janë plagosur edhe disa minatorë të tjerë.

Policia është nisur drejt malit të Munellës, për të zbuluar më shumë për ngjarjen si dhe autoambulancat për të dhënë ndihmën për punonjësit e lënduar.

Kushtet e punës së minatorëve kanë qenë të debatuara mes punonjësve, por një kontroll i fundit nga autoritetet kishte hedhur poshtë zërat e tyre për kushte jashtë standardeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debitorë të energjisë, pa drita 560 famije në Kamëz
Dosja Gjika/ Vazhdojnë punimet në pallatin e sekuestruar në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.011416912078857
array(1) { ["section"]=> string(53) "nxirret-nga-miniera-trupi-i-pajete-i-48-vjecarit-3318" }