Policia e Shtetit ka evidentuar një rast të aktivitetit të paligjshëm për nxjerrjen e pllakave të gurit dekorativ.
Autoritet kanë proceduar tre shtetas, emrat e të cilëve ende nuk bëhen me dije, pasi po transportonin me mjete pllaka guri dekorativ, që dyshohet se janë nxjerrë në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr.
Sakaq, policia i ka referuar materialet hetimore Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës”.
Njoftimi i policisë Skrapar:
Në vijim të punës për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm të prodhimit të gurit pllakator, dekorativ në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për 3 shtetas.
Ata janë kapur duke transportuar me mjete, pllaka guri dekorativ, të cilat dyshohen të nxjerra në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr, Skrapar.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës”.