“Nxitën tinëzisht dhe djallëzisht panikun”, Lleshaj i ashpër: Do përballen me ligjin

Publikuar tek: politike, më 01:28 23-09-2019 “Nxitën tinëzisht dhe djallëzisht panikun”, Lleshaj i ashpër: Do përballen me ligjin Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagon ashpër pas lajmit të rremë në disa portale për një tërmet të madh që pritej të godiste vendin mbrëmjen e djeshme në orën 23:30.

Lleshaj thotë se policia ka kryer veprimet e para dhe se autorët e përhapjes së panikut do përballen me ligjin.

Kujtojmë se policia shoqëroi dy gazetarë pas publikimit të lajmit të rremë që shkaktoi panik në Tiranë, përkatësisht një të portalit “Syri.net” dhe një nga “Shekulli”.

“Ata që në vend të solidaritetit njerëzor zgjodhën të nxisin tinëzisht dhe djallëzisht panikun, duke kontribuar kështu për të favorizuar gjithë llojet e krimit, do të përballen me ligjin. Policia ka kryer ndërkohë veprimet e para”, shkruan Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012724876403809
array(1) { ["section"]=> string(87) "nxiten-tinezisht-dhe-djallezisht-panikun-lleshaj-i-ashper-do-perballen-me-ligjin-179434" }