Nxiti trazirat mes Palestinës dhe Izraelit, dalin faktet tronditëse: I riu u përdor si ‘objekt praktike’

Publikuar tek: bota, më 18:57 13-04-2018 Nxiti trazirat mes Palestinës dhe Izraelit, dalin faktet tronditëse: I riu u përdor si ‘objekt praktike’ foto ilustruese

Trazirat mes Palestinës dhe Izraelit po degradojnë çdo ditë e më shumë, ndërsa objekt i këtij debati të rihapur mes dy vendeve fqinje është vrasja e një të riu palestinez nga ushtria izraelite.

Ditën e sotme një deklaratë e fuqishme ka ardhur nga Kamel Hawwash, anëtar i grupit ‘Solidariteti i Palestinës’, i cili ka deklaruar se i riu është përdorur si objekt prove dhe shënjestre nga ushtarët.

Hawwash e ka cilësuar rastin si ç’njerëzor, ndërkohë që ka thënë se palestinezi është qëlluar me snajper.

Palestinezi u vra më 22 dhjetor në kufirin mes dy vendeve gjatë një demostratë paqësore në qytetin e Gazas, një akt ky që ka bërë që qytetarët e Palestinës të mos ‘falin’ rojet kufitare duke djegur çdo gjë që u del përpara. Deri më tani nga protesta e dhunshme janë shënuar rreth 30 viktima.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027813911437988
array(1) { ["section"]=> string(107) "nxiti-trazirat-mes-palestines-dhe-izraelit-dalin-faktet-tronditese-i-riu-u-perdor-si-objekt-praktike-116807" }