Nxjerr arushën në shitje në internet, gjobitet bariu shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:58 30-05-2017 Nxjerr arushën në shitje në internet, gjobitet bariu shqiptar

Një bari shqiptar është ndaluar, gjobitur dhe më pas lëshuar pasi ka tentuar të shesë në internet një arushë në internet.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Mjedisit, Ana Kekezi, bariu e kishte gjetur arushën të bllokuar në malet e Shën Mërisë, rreth 30 kilometra nga Tirana. Më pas e kishte nxjerrë në shitje në një faqe në internet.

Arusha është dërguar në një park, derisa të lëshohet sërish në natyrë.

Ministria e Mjedisit ka marrë masa të forta për personat që mbajnë arinj në klube, restorante dhe hotele, në kushte të mjerueshme, me qëllim tërheqjen e vizitorëve. Problemi i arinjve shqiptarë në skllavëri u pasqyrua gjerësisht në mediat perëndimore gjatë vitit të kaluar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal me urdhërin e pezullimit të lejeve vjetore, SHKRESA që mban firmën e ministres teknike të Financave
Nga Tirana shkon në Durrës, 22 vjeçari tenton të vetëvritet me fotoksinë në shtëpinë e gjyshërve »
Article Logic
Execution time: 0.011821985244751
array(1) { ["section"]=> string(66) "nxjerr-arushen-ne-shitje-ne-internet-gjobitet-bariu-shqiptar-80531" }