Nxjerrja e vendit nga kriza, BASHA rendit premtimet për ekonominë: 300 euro rroga minimale (BIZNESI I VOGËL DHE TAKSAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:21 13-11-2019 Nxjerrja e vendit nga kriza, BASHA rendit premtimet për ekonominë: 300 euro rroga minimale (BIZNESI I VOGËL DHE TAKSAT) Lulzim Basha në Fier

Nga Fieri, kreu i PD-së Lulzim Basha paraqiti disa prej pikave të programit të selisë blu për sa i përket zhvillimit ekonomik duke u fokusuar te heqja e taksave ndaj biznesit të vogël dhe reduktimin e taksës mbi naftën dhe energjinë elektrike.

Basha premtoi se çdo biznes me xhiro vjetore 140 milionë lekë të vjetra do t'i hiqet çdo taksë nga qeveria e re demokrate, të cilat do të përkthehen në taksën 0.5% të xhiros vjetore. Ndërkohë, ai shtoi se do ta zbresë taksën e naftës nga 240 lekë/litër në 200 lekë/litër.


Nga ana tjetër, Basha premtoi se nëse shpallet kryeministër do të mundësojë rritjen e rrogës minimale nga 260 mijë lekë në 360 mijë lekë.

‘Këtu në Fier e kam shpallur para disa kohësh platformën tonë për biznesin e vogël. Masat do të jenë të menjëhershme. Çdo biznes me xhiro nën 14 milion lekë të reja në vit do koniderohen biznes i vogël.

Pra, çdo biznes nën 140 milion të vjetra do të përjashtohen nga tatimi absurd i TVSH-së që më pas i mbarset konsumatorit. Ky është hapi i parë, eleminimi i të gjitha taksave që do të përkthehen në një taksë vjetore prej 0.5 për qind taksë. Në hyrje të çdo biznesi do të ketë një pullë fiskale që do të shërbejë si mesazh i ndalimit të çdo tatimori në biznesin e vogël.

Masa e radhës do të ketë të bëjë me dy taksa atë të naftës dhe energjisë elektrike. Sot çmimi i naftës dhe i energjisë në Shqipëri është më i larti në Ballkan

Eleminimi i taksës 'Rama' mbi naftën, 200 lekë për litër si edhe prezantimi i fashos së energjisë elektrike për biznesin e vogël dhe prodhues.’

Ky është boshti i programit tonë fiskal sa i përket biznesit të vogël i përkthyer në pesë hapa; duke nisur që nga çmimi i energjisë e deri tek prania e tatimorëve vend e pa vend, e deri tek absurdi i futjes së biznesit të vogël në sistemin e TVSH-së. Këtu në Fier e kam shpallur para disa vitesh platformën tonë për biznesin e vogël që është tërësisht e plotësuar në çdo element të tij. dhe dua ta përsëris se masat tona për biznesin e vogël do të jenë këto:

Së pari, do të konsiderohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë të reja në vit. Që do të thotë nën 140 milionë të vjetra në vit të gjitha do të konsiderohen biznes i vogël dhe do të përjashtohen nga detyrimi absurd i TVSH.

Së dyti, eliminimi i të gjitha tarifave lokale dhe qendrore, kryesisht lokale dhe përqendrimi i tyre në një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore. Një taksë 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël.

Së treti, ngjitja e pullës fiskale në hyrje të biznesit të vogël si mesazhi i ndalimit të pranisë së çdo inspektori tatimor dhe çdo lloj tatimori, për t’i dhënë fund terrorit nën të cilin gjendet sot i gjithë biznesi dhe sidomos i vogli.

Së katërti, masa që do të prekin edhe biznesin e vogël, edhe konsumatorin, edhe biznesin e madh, kanë të bëjnë me dy komoditete të mëdha që janë të ekonomisë; karburanti dhe energjia elektrike. Çmimi i energjisë elektrike sot për biznesin dhe për konsumatorin është më i larti në Ballkan. Çmimi i naftës sot është më i larti në Ballkan.

Prandaj hapi i parë do të jetë eliminimi i taksës “Rama” mbi karburantit, 240 lekë/litër që u shtuan në 2014 dhe 2015 dhe e ka bërë shqiptarin të paguajë naftë dhe benzinë më të shtrenjtin në rajon, si dhe prezantimi i fashës për biznesin e vogël dhe prodhues. Do të jetë një çmim favorizues për këto kategori.

Së pesti, ka të bëjë me xhiron, do të përkthehet në rritjen e fuqisë blerëse, vendosjen e rrogës minimale në nivelin e 300 euros (360 mijë lekë)'', foli Basha për premtimet ekonomike të PD-së nëse vjen në qeveri.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.42939496040344
array(1) { ["section"]=> string(122) "nxjerrja-e-vendit-nga-kriza-basha-rendit-premtimet-per-ekonomine-300-euro-rroga-minimale-biznesi-i-vogel-dhe-taksat-185781" }