Nxorrën informacionin sekret, pezullohen nga detyra specialisti dhe inspektori i Krimeve të Rënda

Publikuar tek: aktualitet, më 11:12 11-07-2019 Nxorrën informacionin sekret, pezullohen nga detyra specialisti dhe inspektori i Krimeve të Rënda

Pezullohen nga detyra dy efektivë.

Mësohet se janë pezulluar nga detyra pas verifikimit nga Drejtoria e Standarteve Profesionale, specialisti i Krimeve të Rënda E.Gjyli dhe inspektori i Krimeve të Rënda E. Hoxha.

Përveç pezullimit, ndaj dy efektivëve ka nisur edhe hetimi administrativ për nxjerrje të sekretit hetimor.

Dyshohet se ata kanë dhënë informacione rreth arsenalit të armëve që u gjet në një magazinë në Elbasan gjatë një aksioni të forcave speciale RENEA në 1 korrik.

Hetimet vijojnë për zbulimin e grupit kriminal që dyshohet se i posedon dhe mund t’i ketë përdorur në një sërë ngjarjesh kriminale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072128772735596
array(1) { ["section"]=> string(103) "nxorren-informacionin-sekret-pezullohen-nga-detyra-specialisti-dhe-inspektori-i-krimeve-te-renda-171854" }