Debati ditën e djeshme në kuvend ka qenë një shembull i keq për të gjithë ata të cilët e kanë ndjekur pasi për pak situata sa nuk degjeneroi në konfrontim fizik mes deputetëve të LSI dhe deputetit Mediu. Shkak u bë fushata e Vorës me akuzat për manipulim dhe blerje votash.
Aty kur situata u nxeh dhe fjalori i deputetëve kaloi çdo normë, sinjali që transmetonte nga Kuvendi u ndërpre por fjalët që nuk u dëgjuan tashmë janë zbardhur .
Fjalorin banal përdorur nga deputetët, Panorama e ka zbardhur si më poshtë:
Fatmir Mediu: O Luan, a do të dal ta them me mikrofon? Nga Rexhep Dama thotë bëji të fala. Do të dal ta them me mikrofon?!
(Luan Rama ulet afër deputetit të LSI-së, Robert Bitri).
Fatmir MediuRobert Bitrit: O Berti, a ka mundësi, boll…!
Luan Rama: Edhe ti mos bëj si i rëndësishëm…!
Robert Bitri: Qetësohu ti re…!
Fatmir Mediu: Bert, si e ke hallin ëëë?!
Robert Bitri: (I bën me shenjë të mbyllë gojën) Po ik ore andej se s’po flas
me ty fare, kthehu andej! Fol me të
tjerët kështu, me mua jo!
Fatmir Mediu: Po kur u bërë trim ti or B.. Q… o laro pazari…
Robert Bitri: Hajde jashtë se ta tregoj unë..
Jozefina Topalli: Ooo Fatmir, o Fatmir!
(Çohet nga karrigia, i drejtohet deputetit të LSIsë. Deputeti i PD, Astrit Veliaj,
e mban)
Edi Paloka: o Fatmir, o Fatmir!
Fatmir Mediu: O Laro pazari, u bëre ti?! Hajde ta tregoj unë, o B… Q…!
Robert Bitri: Boll, o dele…!
(Deputetët Eduard Halimi dhe Astrit Veliaj i kërkojnë Fatmir Mediut të
qetësohet. Mbas 10 minutash Mediu largohet nga salla duke folur në telefon).