Komentatorja sportive e parë femër në trojet shqiptaret, Qëndresa Krelani, motra e këngëtares Flaka Krelani është e ftuara e nesërme e ‘Xing me Ermalin’.
Ndër të tjera ajo ka treguar, edhe një gafë të madhe që ka bërë duke lënë padashje mikrofonin ndezur e duke i bërtitur një prej futbollistëve.
Të gjithë publiku në studio ka shpërthyer në të qeshura.
‘Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çuni. Kishte dy shanse brenda një shansi, ta pasonte ose ta bënte vetë golin. Teksa po komentoja, mendova se e fika mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. ‘Po gjuaje o idiot’, bërtita duke menduar se e kisha fikur mikrofonin. U dëgjova live dhe doli në transmetim. Ai redaktori ma hoqi mikrofonin dhe tha: ‘U çmende?”. Më kanë ndodhur dhe raste të tjera”, tregoi Qëndresa.