“O kryeministri ynë i ardhshëm,” Bashës i qesh buza dhe mban shënim problemet e të rinjve në Korçë (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:52 05-11-2019 “O kryeministri ynë i ardhshëm,” Bashës i qesh buza dhe mban shënim problemet e të rinjve në Korçë (Video) Lulzim Basha me të rinjtë në Korçë

)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takimin e tij të dytë me të rinjtë në vend. Pas Elbasanit, Basha është duke zhvilluar një takim me të rinjtë në Korçë.

I ulur mes një grupi prej dhjetra të rinjsh, takimi i Bashës është ideuar si bashkëbisedim. Ndërsa kryedemokrati shihet herë pas here të mbajë shënim shqetësimet e tyre.

Por megjithëse nga PD-ja nuk është qartësuar nëse të rinjtë janë pjesë e organeve të kësaj force politike, ata nuk ngurrojnë ta shprehin hapur dëshirën e madhe të tyre për ta parë Bashën si kryeministrin e ardhshëm të vendit.

“Mirëseerdhe o kryeministri ynë i ardhshëm,” apo “të presim si kryeministër,” këto kanë qenë disa nga urimet që e kanë kryedemokratin të buzëqeshë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076470375061035
array(1) { ["section"]=> string(102) "o-kryeministri-yne-i-ardhshem-bashes-i-qesh-buza-dhe-mban-shenim-problemet-e-te-rinjve-ne-korce-184809" }