“O sa mirë me qenë shqiptar në Austri”

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:17 27-05-2016 “O sa mirë me qenë shqiptar në Austri”

Shqiptarët në Austri nuk e humbasin shansin, autografe dhe foto me lojtarët e Kombëtares

Kanë qenë disa dhjetra tifozë shqiptarë, që vizituan sot paradite ekipin kombëtar në stërvitjen e parë të skuadrës tonë kombëtare. Të ardhur nga zonat rreth Bad Waltersdorfit, së bashku me shumë fëmijë, ata kanë parë nga afër idhujt e tyre kuqezinj.

Pasi kanë ndjekur stërvitjen nga shkallët e stadiumit, ata kanë pritur së bashku me fëmijët futbollostët kuqezinj përpara se të hiplinën në autobus. Shumica e fëmijëve ishin të veshur me uniformën e kombëtares dhe kërkuan autografe nga lojtarët kuqezinj. Gjithashtu u bënë edhe shumë foto me lojtarët e kombëtares, të cilët i pritën me kënaqësi, tifozët e pranishëm dhe jua plotësuan të gjthëve dëshirat për foto apo autografe. Ata premtuan se do të vinin përsëri, ndërkohë që shumica konfirmoi se kishte prerë biletat, për ndeshjen e parë miqësore kundër Katarit, që do të zhvillohet më datë 29 maj në Hartburg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028581857681274
array(1) { ["section"]=> string(42) "o-sa-mire-me-qene-shqiptar-ne-austri-41623" }