“O tani, o kurrë”, Meta: Tranzicioni në Shqipëri nuk merr fund pa ligjin për referendumet

Publikuar tek: politike, më 12:02 30-10-2020 “O tani, o kurrë”, Meta: Tranzicioni në Shqipëri nuk merr fund pa ligjin për referendumet Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se do të mbështesë, deri sa të bëhet realitet, vendosjen e ligjit për referendumet.

I ftuar në tryezën e organizuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik INFOÇIP, Meta tha ndër të tjera se tranziconi në Shqipëri nuk ka për të përfunduar asnjëherë pa këtë ligj.

“O tani, o kurrë”, e kemi për detyrë që brenda vitit që vjen ta instalojmë përfundimisht ligjin për referendumet. Unë nuk mendoj që pas gati 30 vitesh eksperiencë, mund të mbyllet ndonjëherë tranzicioni në këtë vend, dhe të kemi atë që kemi, jo një Kolumbi në Ballkan, pa referendumet. Pse të mos vendosim një detyrim kushtetues. Të gjithë flasin në emër të popullit, por populli flet vetë. E mbështes fuqimisht këtë nisëm dhe do të jem me këtë nisëm deri në momentin që do të konkretizohet”, u shpreh Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në kantierin e Bregut të Lumit: Kemi marrë dy goditje që s’do u rezistonte askush. Po përballemi me Covidin, rindërtimin dhe do përballemi dhe me të ardhmen (E PLOTË)
Sandër Lleshaj kërkon rritje page për Policinë e Shtetit: Kemi nevoja të mëdha për investim »
Article Logic
Execution time: 0.038810968399048
array(1) { ["section"]=> string(91) "o-tani-o-kurre-meta-tranzicioni-ne-shqiperi-nuk-merr-fund-pa-ligjin-per-referendumet-225771" }