O TENI, O KOKËRR LEGENI...?

Publikuar tek: pa-stres, më 10:20 22-05-2019 O TENI, O KOKËRR LEGENI...?

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali

Jemi katër shokë që pimë kafe, luajmë bilardo dhe hamë dreka e darka sa herë që na teket. Një ditë të mërkure, pas kafes së mëngjesit, vendosëm të shkojmë për një drekë peshku. Njëri nga ne ka biznes privat, dhe nuk ka nevojë për leje, unë dhe një tjetër punojmë në shtet, pra e bëjmë pushim kur të duam. Problem kishim Tenin, ai punon në një kompani private.

'Nami u bëftë! Do t'i shkoj shefit të madh në zyrë dhe do t'i kërkoj një ditë leje!'

Të bindur që do të ishte punë minutash, e pritëm Tenin në rrugë me makinë ndezur. Kaluan nja pesë minuta dhe Teni na dërgon sms: "Ikni ju se nuk më dha leje, legeni"!

Ne shkuam tre vetë dhe e hëngrëm drekën, por mendja na rrinte te Teni dhe shefi i tij legen. Kur u bëmë bashkë për kafen e pasdites, Teni na tregoi bisedën me shefin:

'O shef, sot e dua pushim!', i thashë. Ai u mendua pak dhe me qetësi ma ktheu:

'A e ke idenë se çfarëpo më kërkon?'

'Po, i thashë. Sot dua ta bëj pushim.'

'Dëgjo bir. Le të bëjmë një llogari të thjeshtë.

Viti ka 365 ditë.

Një vit ka 52 javë, nga të cilat 2 ditë, të shtunat dhe të dielat ti i ke pushim. Këto bashkë janë gjithsej 104 ditë, pra nga viti ty të mbeten për punë 261 ditë.

16 orë në ditë, ti nuk je në punë, pra 170 ditë, duke i lënë punës 91 ditë.

Çdo ditë ti harxhon 30 minuta për kafe dhe cigare, në total janë 23 ditë në vit. 91 heqim 23, mbeten 68 ditë për të punuar.                     

Me 1 orë në ditë që ti harxhon për të ngrënë drekë, për një vit bëhen 46 ditë, duke lënë për punë vetëm 22 ditë në vit.

Mos harrojmë festat, 7 ditë në vit. 15 ditë mbeten për punë.

Po kur vjen vera, zotrote i merr 14 ditë pushime të paguara, për të shkuar në plazh.

15... heqim 14... mbetet 1! Vetëm 1 ditë për të punuar dhe ti pa pikë turpi atë ditë ma kërkon pushim!

Qofsha më legeni në Botë po ta dhashë pushim!"

Ne mbetëm.

Si ka mundësi?!

Ne punojmë ditë për ditë në shtet dhe nuk ankohemi. Teni punoka vetëm një ditë në vit, merr trefishin e rrogës tonë dhe na thotë më doli b*tha në punë!

O Teni, ore kokërr  legeni...!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025684833526611
array(1) { ["section"]=> string(29) "o-teni-o-kokerr-legeni-165240" }