"O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri!", Meta në 'hall', thumbon keq Ramën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:48 12-09-2019 Foto e publikuar nga Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thumbon kryeministrin Edi Rama me një batutë të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Meta ka postuar një fotografi të vjetër ku shfaqet krah Ramës gjatë fushatës së 2013-ës, dhe e ironizon ish-aleatin në koalicionin qeveritar duke thënë se s’pranon dekoratën “Urdhri i Skënderbeut”.

“O Zot ç'më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t'i jap "Urdhrin e Skënderbeut", ky kërkon vetëm "Urdhrin e Tao-Spiropalit"!”, shkruan Meta.

Ditën e djeshme, gjatë një konference për media, presidenti Meta tha se do ta nderojë kryeministrin Rama me dekoratën e lartë “Urdhri i Skënderbeut”, nëse hapen negociatat me BE-në.

dcgerhr5hj5h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073800086975098
array(1) { ["section"]=> string(72) "o-zot-c-me-ka-gjetur-me-kete-njeri-meta-ne-hall-thumbon-keq-ramen-178231" }