‘O Zot pse na e bëre këtë?’ Sofia, ‘kolona’ që nuk ka tërmet që mund ta shembë, i biri shpërtheu derën dhe shpëtoi vogëlushen me nusen (HISTORIA e gruas mes rrënimit e shpresës)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 09-12-2019 ‘O Zot pse na e bëre këtë?’ Sofia, ‘kolona’ që nuk ka tërmet që mund ta shembë, i biri shpërtheu derën dhe shpëtoi vogëlushen me nusen (HISTORIA e gruas mes rrënimit e shpresës) Sofia, i shoqi, nusja dhe mbesa e vogël

Tërmeti i ka rrëzuar shtëpinë, por jo forcën për t’u ringritur.

Natën e 26 Nëntorit, Sofia u zgjua e trembur nga të qarat e fëmijës dhe drithmat e nuses, Denisës. Ishte ora 03.00 e mëngjesit kur ndjenë një tërmet që i trembi të dyja.

Sofia i qetësoi disi dhe në 3.30 u shtrinë sërish. Këtë radhë, për të qenë më të sigurt, nënë Sofia e mori vetë në gji foshnjën 5 muajshe.

Po mundoheshin akoma të qetësoheshin e binin në gjumë, kur pa shkuar ora 04.00, utërima erdhi nga nëntoka.

Momentet e tmerrit!

Muret filluan të kërcasin. Dollapi më i madh se dhoma lëvizi si të ishte një copë letër.

Në korridor kishte thirrma. Në kokën e saj, zhurma.

Në dorë i rrinte shtrënguar koka e vogël e Derajnës.

Bota po i përmbysej para syve.

Muri i dhomës u rrëzua me zhurmë apokalipsi.

Dollapi nuk e linte të ecte përpara.

Errësira ishte më e zezë se fundi i botës. Tavani po i ulej para syve.

Derën e shpërtheu i biri. Rrëmbeu të ëmën e bijëzën e tij, e të gjithë dolën jashtë teksa shtëpia u binte mbi krye....

Ajo ra!

Sofia, i shoqi, djali, nusja dhe bijëza, shpëtuan për mrekulli.

Pa çati! Por gjallë!

Prej 26 Nëntorit, sytë e Sofisë janë me lot. Edhe të të shoqit.

30 sekonda natyrë iu thërmijëzuan punën e një jete. Strehëza e tyre, bërë më mund e gjak, për pak sa u bëri gjëmën.

Lot e rrënim, por Sofia nuk dorëzohet!

E gjejmë me forcë e zemër, sa herë që vemi ta vizitojmë, fillimisht në çadër. Është falënderuese edhe për çdo fjalë, jo më për çdo kontribut që mund të ngjitet deri në kodrëzën e bukur ku ishte shtëpia e saj.

E ka fjalën të ngrohtë edhe në këtë situatë të akullt. Ka zemër të bardhë edhe në këtë gjendje të zezë si nata. Ka shpresën tek Zoti edhe pse shumë Zotit i ankohen: “Përse na e bërë këtë”?

Përkëdhel mbesën, i flet ngadalë nuses, bisedon qartë me të shoqin, pyet e diskuton me të birin. Qetëson në telefon të bijat, më shumë kjo që është pa çati, sesa ato që prej merakut e zemrës së plagosur, gjumi nuk i zë për prindërit atje ku janë, në emigrim.

Sa herë që shkojmë tek Sofia qoftë edhe për ta përshëndetur, mundohet të na japë ajo zemër neve, në vend t’i japim ne asaj.

Ka përqafimin e ngrohtë e të papërsëritshëm të nënave shqiptare.

Vetëmohuese dhe lidhëse e një situate katastrofë, mbi të cilën, ajo gjeneron në mënyrë të jashtëzakonshme dashuri, qetësi dhe siguri!

Sofia është kolona shqiptare që nuk ka tërmet që mund ta shembë: nëna, gjyshja, vjehrra, bashkëshortja që mban normale dhe pozitive një situatë që kërkon përpjekje të mbinatyrshme për t’u kapërcyer. Ajo ia del përditë e vijon të krijojë guxim deri sa shtëpia, familja, jeta e tyre, të bëhet edhe një herë siç ishte: e qetë dhe e sigurt!

I përcjell të gjitha, heroina me botën mbi shpinë!

*Publikuar nga ‘Vajzat për Shqipërinë’

78955663_1441213566043278_7069859715060072448_n.jpg78785788_1441213372709964_43398071840669696_n.jpg79187775_1441213336043301_2675748347481948160_n.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032814025878906
array(1) { ["section"]=> string(175) "o-zot-pse-na-e-bere-kete-sofia-kolona-qe-nuk-ka-termet-qe-mund-ta-shembe-i-biri-shpertheu-deren-dhe-shpetoi-vogelushen-me-nusen-historia-e-gruas-mes-rrenimit-e-shpreses-188856" }