Obama: Amerika do të ndërmarrë një hap gjigant për në Mars

Publikuar tek: bota, më 15:54 11-10-2016 Obama: Amerika do të ndërmarrë një hap gjigant për në Mars

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama  thënë për CNN se Amerika do të ndërmarrë një hap tepër gjigant për në Mars.

 

Ai ka premtuar se do të japë kontributin e tij në mënyrë që të bëhet e mundur që brenda 15 viteve njerëzit të shkojnë në Mars.

Presidenti ka thënë se do të bashkëpunojë me një kompani private për të ndërtuar vendbanime të reja të cilat mund të mbështesin dhe transportojnë astronautët thellë në hapësirë në misione që zgjasin shumë.

“Ne ia kemi vënë vetes një qëllim të qartë dhe jetësor për kapitullin e ardhshëm të Amerikës në hapësirë: të dërgojmë njerëz në Mars kah vitet 2030-ta dhe më pas t’i kthejë të sigurt në tokë, me ambicie përfundimtare që një ditë, njerëzit të qëndrojnë për kohë të gjatë në Mars,”,- ka thënë presidenti Obama në një intervistë për CNN.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Martesat mes së njëjtës gjini, Australia bllokon ligjin
Dita Ndërkombëtare e Vajzave, "Save the Children" jep një mesazh të rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.011660099029541
array(1) { ["section"]=> string(63) "obama-amerika-do-te-ndermarre-nje-hap-gjigant-per-ne-mars-55830" }