Obama dënon vrasjen e 3 myslimanëve, pas kritikave të Erdogan

Publikuar tek: bota, më 23:13 13-02-2015 Obama dënon vrasjen e 3 myslimanëve, pas kritikave të Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka konfirmuar edhe njëherë tjetër peshën e tij në arenën ndërkombëtare.

Gjatë një vizite të zhvilluar në Meksikë, Erdogan ka kritikuar presidentin e SHBA-së Barack Obama për heshtjen ndaj vrasjes së tre myslimanëve në Karolinën e Veriut.

Por pak orë pas këtyre deklaratave të Erdoganit, ka reaguar Shtëpia e Bardhë e cila nëpërmjet një deklarate shprehet se dënon vrasjen e tre studentëve mysliman.

Obama i ka konsideruar vrasjet si brutale duke theksuar se askush në SHBA nuk duhet të sulmohet për shkak të pamjes apo të asaj që ai beson.

Erdogan ishte shprehur se priste reagimin e Obamës apo të ndonjë zyrtari tjetër të lartë të prononcoheshin për ngjarjen.

"Akoma pres nga Obama, zëvendësi i tij Biden, dhe nga Kerry të prononcohen në lidhje me vrasjen e tre personave të pafajshëm. Mallkoj vrasësin, kjo është egërsirë më e keqe, por pres edhe nga administrata amerikane reagim”, ka thënë ndër të tjera presidenti turk.

Në kampusin e Chapel Hill-it të martën u vranë nga Craig Stephen Hicks, studentët e stomatologjisë Deah Barakat, 23 vjeç, gruaja e tij Yusor Mohammed Abu Salha, 21 vjeç dhe motra e saj 19-vjeçare Razan Mohammed.

Policia pretendon se shkaku i vrasjes ishte një keqkuptim në lidhje me vend parkimin.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013465881347656
array(1) { ["section"]=> string(65) "obama-denon-vrasjen-e-3-myslimaneve-pas-kritikave-te-erdogan-3278" }