Obama dhe Castro në konferencë shtypi: Embargo do përfundojë

Publikuar tek: bota, më 20:10 21-03-2016 Obama dhe Castro në konferencë shtypi: Embargo do përfundojë

Presidenti i Kubës, Raul Castro dhe ai i SHBA-së, Barack Obama, kanë dalë në një konferencë shypi në Havana, me rastin e vizitës së një presidenti amerikan pas rreth 8 dekadash.

Gjatë konferencës, Obama ka konfirmuar se embargo ndaj Havanës do të përfundojë, por ai nuk dha një datë të caktuar për këtë. “Embargo do të përfundojë. Kur? Për këtë nuk jam plotësisht i sigurtë, pasi kjo rrugë do të vazhdojë edhe pas administratës time. Arsyeja është logjike.  Nëse për 50 vite kjo mënyrë veprimi nuk ka funskionuar, atëherë është normale që të provojmë diçka të re”, tha Obama.

Edhe presidenti kubanez ka bërë thirrje që të hiqet embargo nga SHBA, ndërsa ka kërkuar rikthimin e gjirit të Guantanamos në sovranitetin e Havanës.

I pyetur nga gazetarët se kë preferonte mes Hillary Clinton dhe Donald Trump për president të ardhshëm të SHBA-së, Castro u përgjigj: “Unë nuk mund të votoj në SHBA”.

Ndërkohë, Obama ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes se përse nuk u takua me liderin historik kubanez, Fidel Castron.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024001121520996
array(1) { ["section"]=> string(65) "obama-dhe-castro-ne-konference-shtypi-embargo-do-perfundoje-35669" }