Obama dhe Castro “të bashkuar” në një tryezë, liderët flasin për moment historik

Publikuar tek: bota, më 21:24 11-04-2015 Obama dhe Castro “të bashkuar” në një tryezë, liderët flasin për moment historik

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe ai i Kubës, Raul Castro kanë shtrënguar duart në samitin e vendeve amerikane në Panama. Një gjest që konfirmon përfundimisht rrjedhën e re që kanë marrë marrëdhëniet e dy armiqëve të dikurshëm, të cilët tani shprehin vendosmërinë e tyre për të punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve.

“Fakti që unë dhe Castro jemi ulur këtu është një rast historik. Lufta e ftohtë ka mbaruar prej kohësh dhe nuk jam i interesuar për beteja që kanë nisur para se unë të lindja”, ishin fjalët e Obamës në këtë samit.  Udhëheqësi amerikan ka theksuar se SHBA-të tashmë shohin përpara dhe se ky samit është një moment historik. “Amerika nuk do të mbetet peng e së kaluarës, as me Kubën e as me vendet e tjera të zonës. Shtetet e Bashkuara shohin përpara dhe ky samit është një moment historik”, ka deklaruar Obama.

Fjalim me tone mjaft pozitive ndaj presidentit Obama, ishte ai i Raul Castro-s, i cili e quajti numrin një të Shtëpisë së Bardhë si njeri të sinqert.

Palët do të bisedojnë më tej për të rritur bashkëpunimin midis tyre dhe hapja e ambasadave në Uashington dhe Havana pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Kjo është hera e dytë që Obama dhe Castro takohen, pas takimit të shkurtër gjatë ceremonisë së varrimit të Nelson Mandelës në dhjetor të 2013-ës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021449089050293
array(1) { ["section"]=> string(82) "obama-dhe-castro-te-bashkuar-ne-nje-tryeze-lideret-flasin-per-moment-historik-8473" }