Obama hedh pas incidentin e pakëndshëm, në bisedime me Duterten

Publikuar tek: bota, më 19:46 08-09-2016 Obama hedh pas incidentin e pakëndshëm, në bisedime me Duterten

Presidenti i SHBA-së Barack Obama e ka hedhur pas incidentin e pakëndshëm të së hënës, me presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte. Ky e fundit e quajti “Bir kur*ve” homologun e tij amerikan gjatë një konference në Manila, ndërsa Obama ia ktheu duke anulluar takimin me të.

Por sipas “Shtëpisë së Bardhë”, Obama e ka hedhur pas këtë episod. Ai dhe Duterte janë takuar dhe kanë biseduar në një mbrëmje gala në Laos, mbrëmje që shënonte fillimin e samitit vjetor të ASEAN.

“Nuk ishte një diskutim i gjatë, por unë i thashë atij që  skuadra ime duhet të takohet me të tijën dhe të vendosim se si mund të ecim përpara në zgjidhjen e disa çështjeve” - tha presidenti amerikan.

Dy shtetet prej kohësh po diskutojnë në lidhje me abuzimin me të drejtat e njeriut në Filipine.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026811838150024
array(1) { ["section"]=> string(68) "obama-hedh-pas-incidentin-e-pakendshem-ne-bisedime-me-duterten-52338" }