Obama: “ISIS po dobësohet por sërish mbetet një kërcënim”

Publikuar tek: bota, më 09:18 05-08-2016 Obama: “ISIS po dobësohet por sërish mbetet një kërcënim”

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se ka patur përparime në luftën kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Irak dhe Siri, por paralajmëroi se grupi përbën ende një kërcënim.

Pasi grupi xhihadist ka humbur terren, ka patur shenja se ishte zhvendosur për sulme jashtë, tha presidenti Obama.

"Mundësia që një aktor i vetëm ose një “qelizë” e vogël të vrasë njerëz, është e vërtetë," tha ai.

Por gjithsesi, sipas presidentit amerikan: “ISIS nuk është i pathyeshëm".

"Në fakt, ata në mënyrë të pashmangshme do të munden", tha Obama duke parashikuar se grupi xhihadist përveç fortesës së tyre të Mosulit në Irak, do të humbasë kryeqytetin e tij të vetë-shpallur të Raqqa-s në Siri.

 Ai ndërkohë mohoi me forcë dhe akuzat e bëra para dy ditësh se ai i ka paguar Iranit një pagesë prej 400 dollarësh si shpërblim për lirimin e të burgosurve amerikanë në janar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Obamën e pyesin për pretendimin e Trump se janë “manipuluar zgjedhjet”, jep përgjigje brilante
Nga ajri avioni përfundon në autostradë, pamjet e ngjarjes së tmerrshme në Itali (FOTO+VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0097661018371582
array(1) { ["section"]=> string(60) "obama-isis-po-dobesohet-por-serish-mbetet-nje-kercenim-48834" }