Obama kritikon ashpër planet e Trump

Publikuar tek: bota, më 15:05 23-06-2017 Obama kritikon ashpër planet e Trump

Ish presidenti i Amerikës Barack Obama kritikoi ashpër planin për shëndetësinë që u publikua të enjten nga republikanët në Senat, duke e cilësuar atë si një transfert masive parash tek të pasurit në kurriz të amerikanëve të varfër dhe te shtresës së mesme.

Në një postim në Facebook, pasi propozimi u bë publik, ish-presidenti amerikan bëri disa nga komentet më të forta qëkur la detyrën.

“Projektligji i Senatit nuk është një ligj për shëndetësinë. Fare thjesht, nëse ka një mundësi që të sëmuresh, plakesh apo krijosh një familje, ky ligj të dëmton”, shkruan Obama, duke theksuar se propozimi parashikon ulje taksash për fituesit e mëdhenj si kompanitë e ilaçeve dhe sigurimeve, ndërsa heq sigurimin për sëmundje të mëparshme, shtatzëninë dhe shëndetin mendor", u shpreh Obama.

Ai theksoi se ndryshimet estetike nuk e eliminojnë dot keqdashjen e ligjit, ndërsa i kërkoi republikanët që të mos nxiten nga përmbushja e një premtimi të fushatës, por të mendojnë për miliona amerikanë që do të humbasin sigurimet shëndetësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093729496002197
array(1) { ["section"]=> string(42) "obama-kritikon-ashper-planet-e-trump-83568" }