Obama luante golf, pa një çift që martohej dhe u bashkua në ceremoni. Çifti: Eksperienca më emocionuese në jetë

Publikuar tek: bota, më 09:11 14-10-2015

Newlyweds Stephanie dhe Brian Tobe nuk do ta harrojnë kurrë ceremoninë e dasmës së tyre këtë fundjavë, kur presidenti Obama u bë mysafiri i “paftuar” i dasmës, raportojnë mediat amerikane.

Tobes që kanë qenë së bashku për tetë vite, u martuan në Torrey Pines Golf në San Diego, Kaliforni. Kur ata e morën vesh që Obama do të ishte për golf afër tyre atë ditë, nuk e kishin idenë që ai do të bashkohej me ta për ceremoninë e dasmës.

Fotografi i dasmës Jeff Youngren, që fotografoi së bashku me gruan dasmën e tyre, tha se ata po prisnin fillimin e ceremonisë kur mësuan që presidenti ishte mysafiri i fundit. “Stefania ishte duke bërë makiazhin, kur pa nga dritarja se presidenti erdhi” i tha fotografi ABC News.

“Ai përfundoi ndeshjen dhe zbriti në zonën ku po zhvillohej ceremonia” i tha Stephanie ABC News. Dhe kujtoi se 60 personat që ishin në ceremoni u ngritën për të takuar presidentin.

Stefani më pas vrapoi te ashensori më i afërt për të zbritur poshtë e për të takuar presidentin. “Sapo pashë se kisha mundësinë që ta përshëndesja, të shtrëngoja dorën me të, madje edhe të tentoja të kisha një foto, zbrita menjëherë. Shkova te ashensori më I afërt dhe me fustanin tim të madh vrapova poshtë për të takuar presidentin” kujton nusja.

Fotografi i dasmës kujton se ai asnjëherë nuk kishte parë një nuse që të vraponte aq shumë dhe në mënyrë elegante. “Fillova të qaja ndërsa shkoja atje me vrap. Ishte një eksperiencë shumë emocionuese që të shihje presidentin që ishte ulur për ceremoninë” tha nusja.

“Akoma nuk e besoj se një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk është ajo që prisja kur u zgjova sot në mëngjes” tha ai. Youngren tha se atij I bëri përshtypje sesa I dashur ishte presidenti me çiftin. “Ishte e jashtëzakonshme ta shihje këtë skenë”. “Kishte dhe stress…të shihje atë aq të qetë dhe shumë të dashur me çiftin në ditën e tyre të dasmës. U emocionova shumë dhe shumë krenar që e kemi lider” tha Youngren.

Çifti do të kalojë muajin e mjaltit në shtetin mëmë të Obamës, Havai.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013060092926025
array(1) { ["section"]=> string(114) "obama-luante-golf-pa-nje-cift-qe-martohej-dhe-u-bashkua-ne-ceremoni-cifti-eksperienca-me-emocionuese-ne-jete-23079" }