Obama, një raport i ri për politikën e jashtme

Publikuar tek: bota, më 21:16 06-02-2015 Obama, një raport i ri për politikën e jashtme

Presidenti amerikan Barak Obama do t'u paraqesë sot ligjvënësve një raport lidhur me problemet e politikës së jashtme, duke filluar nga grupi Shteti Islamik e deri te rritja e Kinës në arenën ndërkombëtare.

Në dokumentin e Strategjisë të Sigurisë Kombëtare prej 33 faqesh nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në politikën e jashtme, raporton Voa.

Disa ligjvënës republikanë e kanë kritikuar zotin Obama për atë që ata thonë se është një përgjigje e pamjaftueshme ndaj kërcënimeve globale, duke përfshirë grupin Shtetit Islamik dhe veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Në një hyrje të shkurtër të raportit, Presidenti Obama mbron politikat e tij. Ai thotë se "Në këtë botë të ndërlikuar, për shumë nga problemet e sigurisë me të cilat përballemi nuk ka zgjidhje të shpejta e të lehta".

Ai rithekson rëndësinë e rolit udhëheqës amerikan në shekullin e 21 dhe thotë se SHBA do të vazhdojnë të luftojnë kundër ekstremistëve. Por ai paralajmëron gjithashtu që të mos humbet ekuilibri dhe që vendimet të mos merren bazuar tek frika.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012583017349243
array(1) { ["section"]=> string(50) "obama-nje-raport-i-ri-per-politiken-e-jashtme-2590" }