Presidenti i SHBA, Barack Obama i bën homazh Bob Dylan për Nobelin në Letërsi: “Urime për një nga poetet e mi të preferuar, për një Nobel të merituar”. Nuk është hera e parë që Obama shpreh admirimin e tij për Dylan.
Artisti ka marrë Medaljen e Lirisë, një ndër nderimet më të larta civile në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, në maj 2012. Gjatë ceremonisë, presidenti Obama kishte thënë: Nuk ka një gjigand më të madh në historinë e muzikës amerikane”. Obama ka mbledhur 30 këngë të Dylan në playlist të ipad të vet dhe ka treguar: Maggie’s farm është e preferuara ime gjatë fushatave elektorale”.