Obama reagon për hetimin e FBI: Të mos ndikohet te opinioni i publikut

Publikuar tek: bota, më 19:09 02-11-2016 Obama reagon për hetimin e FBI: Të mos ndikohet te opinioni i publikut

Presidenti Barack Obama komentoi për here të parë publikisht për vendimin e FBI-së për të vazhduar hetimin e emaileve që mund të kenë lidhje me përdorimin e serverit privat nga ana e Hillary Clintonit, kur ishte Sekretare e Shtetit.

 

Në një intervistë, Presidenti Obama tha se nuk donte të ndërhynte në proces, por shtoi se ishte e rëndësishme që të ndiqej një praktikë që mos t’u hapte rrugën aludimeve që të ndikojnë tek mendimet e publikut për rastin.

“Ne nuk funksionojmë me informacion të paplotë, tha zoti Obama në një intervistë me NowThis News. Ne veprojmë në bazë të vendimeve konkrete që merren”.

Ai shtoi se kur çështja u hetua në detaje herën e fundit, përfundimi ishte se ajo (Clinton) kishte bërë ca gabime por se nuk kishte bërë diçka që kërkonte procedim penal.

Presidenti nuk e përmendi drejtorin e FBI-së, James Comey me emër, por ishte e qartë që po i referohej atij.

Demokratët e kanë kritikuar FBI-në për nxjerrjen e njoftimit, duke thënë se kaq pranë zgjedhjeve, ky veprim ndërhynte në procesin politik, ndërsa Donald Trump e ka vlerësuar vendimin e zotit Comey. (Voa)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky është ushtari më i frikshëm i Amerikës, “Iron Man”-i bëhet realitet (Foto-Video)
Erdogan: Turqia nuk do të lejojë formimin e një shteti terrorist »
Article Logic
Execution time: 0.011367082595825
array(1) { ["section"]=> string(75) "obama-reagon-per-hetimin-e-fbi-te-mos-ndikohet-te-opinioni-i-publikut-58226" }