Obama sulmon Trump pas tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Publikuar tek: bota, më 21:39 01-06-2017 Obama sulmon Trump pas tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar menjëherë pas lajmit për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga pakti i Parisit për klimën, teksa ka thënë përmes një deklarate se administrata e Trump po u bashkohet “një grusht shtetesh të vogla që refuzojnë të ardhmen”, duke u larguar nga ajo marrëveshje.

Obama e mbron ende marrëveshjen që administrata e tij negocioi me shumë kujdes. Ai thotë se vendet që qëndrojnë brenda marrëveshjes së Parisit do të “korrin përfitime” në industritë dhe “vendet e punës që do të krijohen”. Ai shton gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë medoemos “në vijën e parë të paketës”.

Ish-presidenti demokrat thotë më tej në deklaratë se vendimi i Trump reflekton “mungesën e qartë të lidershipit amerikan”. Por, Obama thotë se është i bindur, megjithatë, se qytetet, shtetet dhe bizneset amerikane do të mbushin boshllëkun, duke marrë drejtimin për mbrojtjen e klimës.

Obama shprehet se bizneset kanë zgjedhur “një të ardhme me më pak karbon” dhe kanë nisur tashmë investimet e fuqishme në burimet e rinovueshme, si energjia e prodhuar nga era apo energjia diellore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump vendos: SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për Klimën
Tmerr në aeroplan, pasagjerët filmojnë motorrin duke marrë flakë »
Article Logic
Execution time: 0.010332107543945
array(1) { ["section"]=> string(75) "obama-sulmon-trump-pas-terheqjes-nga-marreveshja-e-parisit-per-klimen-80882" }