Obama takohet me Putinin në Kinë

Publikuar tek: bota, më 08:11 05-09-2016 Obama takohet me Putinin në Kinë

Presidenti amerikan Barack Obama takohem me presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua në samitin e G20-ës, në Hangzhou të Kinës.

Mësohet se ata janë takuar shumë shkurt, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.

‘’Ai në të vërtetë bisedoi me Obamën disa herë shkurtimisht ‘’në këmbë’’ por jo në mënyrë thelbësore dh era dakord të ketë një kontakt më vete me të, nesër. Takimi do të koordinohet, ende s’kemi rënë dakord për asnjë format’’, dha detaje Peskov.

Megjithatë, sipas “Agjensisë së lajmeve ruse” bisedimet zgjatën më shumë nga sa ishte planifikuar dhe pjesën më të madhe të kohës u fol mbi çështjen e Sirisë.

Ky takim erdhi si rezultat i bisedimeve të mëparshme midis sekretarit të shtetit amerikan John Kerry dhe homologut të tij rus Sergei Lavrov. Ata po negociojnë për të realizuar një plan për të bashkuar ushtritë e dy vendeve, në mënyrë që ti targetojnë më mirë terroristët dhe të parandalojnë vdekjen e civilëve.

Por pas takimit Obama-Putin, marrëveshja nuk u arrit. Të paktën për momentin, sipas zyrtarëve amerikanë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024158954620361
array(1) { ["section"]=> string(38) "obama-takohet-me-putinin-ne-kine-51897" }