Obama vizitë në Etiopi: Afrika me rëndësi të madhe për SHBA-në

Publikuar tek: bota, më 23:07 27-07-2015 Obama vizitë në Etiopi: Afrika me rëndësi të madhe për SHBA-në

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se është krenar që është presidenti i parë amerikan që viziton Etiopinë dhe se udhëtimi i tij nënvizon rëndësinë që ka për Shtetet e Bashkuara Etiopia dhe e gjithë Afrika.

Presidenti Obama foli në Addis Ababa në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin etiopian Hailemariam Desalegn pas bisedimeve të sotme, që u përqendruan tek zhvillimi ekonomik, demokratizimi i Etiopisë dhe lufta kundër terrorizmit, si edhe tek Sudani Jugor dhe Somalia, raporton Voa.

“Bashkëpunimi ynë në fushën e sigurisë po i bën ballë  ekstremizmit të dhunshëm. Etiopia përballet me kërcënime serioze dhe kontributi i saj në misionin e Bashkimit Afrikan në Somali, ka pakësuar territorin nën kontrollin e al-Shababit, por sulmi i djeshëm me bombë në Mogadishu na kujton se grupe terroriste si al-Shababi ofrojnë vetëm vdekje dhe shkatërrim dhe duhet të frenohen. Kemi ende punë për të bërë”.

Presdenti Obama i referohej sulmit me bombë në Hotelin Jazeera në Mogadishu që shkaktoi vdekjen e të paktën 13 personave, që u dënua ashpër nga Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara e shohin Etiopinë si një aleate të rëndësishme në luftën kundër al-Shababit dhe në kontributin për të stabilizuar Somalinë. Shtëpia e Bardhë deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të japin të paktën 40 milionë dollarë ndihmë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm në Afrikën Lindore përveç 465 milionë dollarëve të propozuar për stërvitje, paisje, krijimit të kapaciteteve dhe nismat kundër ekstremizmit të dhunshëm në gjithë Afrikën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0311119556427
array(1) { ["section"]=> string(67) "obama-vizite-ne-etiopi-afrika-me-rendesi-te-madhe-per-shba-ne-17124" }