Objekti misterioz do kalojë pranë Tokës në 2017-ën dhe shkencëtarët nuk kanë idenë se çfarë është

Publikuar tek: bota, më 17:26 31-01-2016 Objekti misterioz do kalojë pranë Tokës në 2017-ën dhe shkencëtarët nuk kanë idenë se çfarë është

Objekti i quajtur “1991 VG”, është në një trajektore pranë Tokës, dhe me shumë gjasa do kalojë pranë planetit tonë në vitin 2017 por shkencëtarët shprehen se nuk e kanë idenë çfarë është objekti misterioz.

Objekti u gjet në vitin 1991 nga astronomët e rinj të Universitetit të Arizonës, ndërsa nga shumë teoritë disa thonë se objekti mund të jetë mbeturinë nga hapësira apo një meteor i vogël.

Por ka edhe nga ata të cilët mendojnë se bëhet fjalë për një anije aliene, në spekulimet që kanë nisur ditët e fundit dhe pritet të shtohen sa më shumë që objekti i afrohet Tokës. Megjithatë një gjë është e sigurtë, sipas shkencëtarëve, objekti nuk ka rrezik për përplasje me planetin tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012874126434326
array(1) { ["section"]=> string(103) "objekti-misterioz-do-kaloje-prane-tokes-ne-2017-en-dhe-shkencetaret-nuk-kane-idene-se-cfare-eshte-31415" }