OBSH e shpall virusin Zika “një kërcënim serioz global”

Publikuar tek: bota, më 19:39 01-02-2016 OBSH e shpall virusin Zika “një kërcënim serioz global”

Organizata Botërore e Shëndetësisë është mbledhur sot në Gjenevë të Zvicrës për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në botë për virusin Zika.

Zyrtarët e OBSH thanë se virusi Zika ka lëvizur nga “rrezikshmëria e mesme në proporcione alarmante”. Shumë prej rasteve nuk kanë simptoma por virusi është lidhur me mijëra raste anomalish në trurin e foshnjave në Brazil.

Në fund të takimit, zyrtarët e OBSH-së e shpallën virusin Zika “një emergjencë shëndetësore publike me interes ndërkombëtar” që do të thotë se paratë, resurset, laboratorët dhe shkencëtarët duhet të fokusohen në Amerikën e Jugut, ku është edhe vendi i origjinës por edhe në mbarë botën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Austria planifikon dëbimin e 50 mijë refugjatëve deri në 2019-ën
Kinë, zbulohet skema gjigande piramidale, 900.000 biznesmenë të mashtruar »
Article Logic
Execution time: 0.010915040969849
array(1) { ["section"]=> string(59) "obsh-e-shpall-virusin-zika-nje-kercenim-serioz-global-31497" }